Ora News - Basha për "360 Gradë": Cili ishte projekti ynë për Unazën e Re?

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike në një lidhje telefonike për "360 Gradë" në Ora News u pyet se cili ishte plani Partisë Demokratike për Unazën e Re.

Basha: Së pari për këtë pjesë të unazës nuk ka pasur projekt pasi konsiderohej e ndërtuar. Pra për këto 2 km që jepen 40 mln euro. Kjo është pjesa e parë e Unazës së Re të ndërtuar. Projekti ynë fillestar ka qenë nga qyteti i Nxënëseve tek Komuna e Parisit. Ky ishte prioriteti dhe ishte prioritet për të shfryrë trafikun që hynte në Tiranë.

Prioriteti ishte lidhja e pjesës ekzistuese që nuk ka nevojë për një projekt të mbivendosur. E gjithë afera është projekt për të pasuruar Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe tre kompanitë. Nuk ka prioritet për këtë pjesë. Natyrisht ka pasur pjesë të tjera. Prioritet është pjesa e lumit të Tiranës.

Natyrisht enti prokurues për Unazën është Drejtoria e Rrugëve pasi vlera e investimit ishte e madhe për një bashki si bashkia ime që e takson biznesin 7 herë më pak. Segmentin nga qyteti i Nxënësve deri tek komuna e Parisit, e ka tenderuar me një vlerë prej 8.8 milion euro km. Nuk ka pasur shtrat rruge. Ka qenë një zonë me banesa, ku çdo gjë niste nga fillimi, duke filluar nga pastrimi i terrenit, vendosja e gjurmës. Nga 8 mln euro kemi kaluar në 20 mln euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-360-grade-cili-ishte-projekti-yne-unazen-e-re

Recommended