Ora News - Projekti për Unazën e Re, banorët dalin në rrugë, kërcënojnë me vetëflijim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me dhjetëra banorë të Unazës së Re, e njohur ndryshe si Astiri, pretestuan sërish të hënën pasdite kundër projektit të qeverisë që u shkatërron banesa e biznese.

Ata bllokuan kalimin e automjeteve në rrugën kryesore në shenjë revolte. Të organizuar familjarisht, banorët shprehen të irrituar ndaj situatës që është krijuar dhe kërcënojnë se mund të shkojnë deri në vetëflijim.

Banorja: Pronën time nuk e lë këtu, të më kalojë tanku. E kam krijuar me gjak. Ndoshta ata në krye janë hajdutë, por ne po na çojnë në vetëvrasje. Unë do të flijohem atje me familjen time.

Një pjesë e banorëve janë ende në proces legalizimi dhe si pasojë në mungesë të shpronësimit, banorët rrezikojnë të mbeten të pastrehë.

Premtimi që u është dhënë atyre që preken nga shembja e shtëpive është pagesave e dy viteve qira, të cilën banorët e refuzojnë pasi pas dy vjetësh ata mbeten në mes të katër rrugëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/projekti-unazen-e-re-banoret-dalin-ne-rruge-kercenojne-me-veteflijim

Recommended