Reprot TV - Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar

  • 5 years ago
VLORE - Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen "Pavarësia".

Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e personit që ka qëlluar me armë.

Ngjarja vjen pak orë pas shpërthimit me tritol në automjetin e një biznesmeni guroreje në Drashovicë. Agron Alushaj, 48 vjeç, mori dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe fytyrë dhe ndodhet në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës. Në makinën e tij tip "Benz" me targa AA 703 MG ishte vendosur një sasi tritoli i cili shpërtheu teksa automjeti dilte nga lavazhi, pranë një pike karburanti.

Recommended