Ora News - Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen "29 Nëntori" në qytetin e Vlorës.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ka degjeneruar me përdorimin e armëve.

Nga ngjarja nuk ka pasur të plagosur.

Ngjarja vjen pas shpërthimit të një automjeti pak orë më herët që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet.

Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar punonjësit e lavazhit si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Ndërkohë pritet ardhja e ekspertëve nga Tirana, pasi shpërthimet me eksploziv e djegin vatrën (vendin ku vendosen) ndaj ka pak prova në vendngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-vlore1

Recommended