Ora News - Durrës: Të shtëna me armë zjarri pranë hotelit, shoqërohen 3 persona, në kërkim autori

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme (2 korrik) në lagjen numër 13 të Durrësit.

Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person ka qëlluar në ajër.

''Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.S dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri'', informon policia.

Sipas burimeve nga vendngjarja, 4 persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek 'Ura e Dajlanit''.

Tre persona janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim Alvaro S. i cili ka qëlluar në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/durres-konflikti-i-castit-perfundon-me-te-shtena-me-arme-zjarri

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended