Oras News - Kompleksi në Yrshek sulmohet me armë zjarri gjatë mesnatës, nuk ka të lënduar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në kryeqytet.Sipas policisë, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të kompleksit "Eiffel" në pronësi të shtetasit Enver Çaushi, 49 vjeç.

Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.

Vetë pronarët e kompleksit pretendojnë se është qëlluar në lëvizje dhe nuk ka qenë kompleksi objektiv i sulmit. Enver Çaushi mësohet se ka thënë në polici se nuk ka asnjë konflikt.

Dy pistat ku po heton policia, është sulm për ti dhënë një mesazh të caktuar por edhe lidhja e një ngjarje në 2012 ku familjarë të Çaushit janë përfshirë në një konflikt lidhur me një borxh dhe pengmarrje.

Sipas dokumentave zyrtare dhe QKR, aktiviteti i kompleksit vijon të jetë i pezulluar, por ndërkohë aty vijon puna normalisht edhe sot që flasim.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kompleksi-ne-yrshek-sulmohet-me-arme-zjarri-gjate-mesnates-nuk-ka-te-lenduar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended