Report TV - Furgoni me 580 kg kanabis në Qafë-Thanë, policia: Tetë të arrestuar, një në kërkim

  • 5 years ago
Policia e Elbasanit jep detaje për operacionin ?Uraka 2?. Furgoni me lëndë narkotike po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës do të kalojë te Krimet e Rënda për tetë të arrestuarit me akuzën për "Trafik ndërkombëtar droge në tentativë". Ata janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

Pas mëse 24 orësh, nga momenti i ndalimit të furgonit të dyshuar se po çonte në drejtim të pikës kufitare të Qafë Thanës, Policia e Qarkut të Elbasanit deklaroi se ishin 580 kg kanabis dhe deri më tani janë tetë persona të arrestuar dhe një në kërkim.
Drejtoria e Policisë së Elbasanit doli në komunikatë për shtyp për operacionin e quajtur ?Uraka 2?, duke dhënë detaje të hollësishme për ngjarjen e një dite më parë, kur u kap furgoni me lëndë narkotike, që, sipas policisë po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës do të kalojë te Krimet e Rënda për tetë të arrestuarit me akuzën për "Trafik ndërkombëtar droge në tentativë". Ata janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana .

Recommended