Ora News - Një ton drogë në Qafë Thanë?! Ndalohet furgoni me tre persona pranë kufirit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një furgon transporti u ndalua nga policia e Elbasanit dhe FNSH pranë pikës kufitare të Qafë Thanës me një sasi të konsiderueshme droge. Lënda narkotike ishte fshehur në sasinë e mjetit në pronësi të një biznesi me qendër në Fier. Policia ka ndaluar tre persona, ndërsa po vazhdon peshimin e drogës që mendohet se është rreth 1 ton.

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar paraditen e të mërkurës pranë pikës kufitare të Qafë Thanës. Lënda narkotike po transportohej në një furgon mallrash me targa AA 356 NA, ndërsa në pranga mësohet se janë vënë tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Në aksion morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mbështetur nga Forca të Policisë së Elbasanit.

Furgoni që transportonte drogën rezulton në pronësi të një kompanie biznesi me qendër në Fier.

Strukturat e rendit janë vënë në lëvizje pas një informacioni të rezervuar nga Antidroga, duke bërë bllokimin e mjetit në ecje e sipër në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksion-ne-qafe-thane-ndalohet-furgoni-i-dyshuar-me-droge

Recommended