Burg 8 trafikantëve të Qafë Thanës/580 kg kanabis do të shkëmbehej në Turqi me heroinë

  • 5 years ago
Sipas dosjes që Report Tv ka siguruar droga ishte blerë në Tepelenë nga Aranit Bida, që ishte drejtuesi i grupit kriminal, i sapo liruar nga burgu (Lexo këtu). Aranit Bida organizonte transportin në aksin Tepelenë?Fier-Rrogozhinë dhe Elbasan me destinacion Pogradecin. Më pas do të merrej në dorëzim nga një person i quajtur Gjoni, (Elvis Gjona) i cili do të bënte dërgimin e ngarkesave nga Shqipëria në Maqedoni me varka përmes liqenit, më pas në Greqi dhe në fund në Turqi. Transportin përmes Liqenit të Ohrit e bënte Suferim Dokollari. Nga përgjimet ka rezultuar se Aranit Bida do ta dërgonte kanabisin në Turqi për ta shkëmbyer më pas me heroinë, e cila nga Turqia do të transportohej për në Shqipëri.

Marrëveshja ishte arritur mes palëve në 30 gusht të këtij viti, kur një turk që kishte hyrë nga Kosova për në Shqipëri dhe kishte rënë dakord me kreun e bandës Bida për shkëmbimin e mallit. Marrëveshja mes shqiptarëve dhe turkut ishte ndërmjetësuar nga Edi Çela, i njohur si Mondi, i cili mban kontakte me një turk të quajtur (Abi). Pas marrëveshjes Aranit Bida dhe Eduard Haxhi shkuan në Tepelenë për të blerë kanabisin dhe më pas e nisën drejt Pogradecit.

Në datë 19 nëntor, nga përgjimet rezulton se Bida ka telefonuar Gentjan Rapollarin duke i thënë ?Hajdeni nesër mëngjes dhe të jeni në orën tetë në Fier?, pas kësaj e pyet nëse erdhi ai shoku (dyshohet për Arjanin) ndërsa Gentjani i përgjigjet ?Po e pres në Rinas?. Në datë 20 nëntor grupi është nisur nga Fieri. Në drejtimin të automjetit tip furgon ka qenë Erando Mehmeti. Sipas përgjimeve trafikantët kishin lënë për t?u takuar te karburanti ?Gjoni? në Pogradec.

E ndërsa furgoni shoqërohej edhe nga dy makina të tjera gjatë rrugës policia ndërhyri në Librazhd. Eduard Haxhi tentoi që të largohet, por u prangos, ashtu si edhe koka e grupit Aranit Bida dhe Erando Mehmeti që u arrestuan në lokal. Sipas grupit hetimor kanabisi blihej për 250-400 euro për kg në Tepelenë për t?u shitur më pas në Greqi me 800-1200 euro për kg. Sipas prokurorisë po kryen hetime të tjera për këtë grup kriminal pasi janë edhe 6 persona të tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Të arrestuarit që u lanë në burg;
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj

Recommended