Ora News - Unaza e Re, Vasili: Mbi 30 mln euro të grabitura. Reagon Rama

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI do të shkojë deri në fund përpjekjeve për të zbardhur atë që opozita e quan megaaferë korrupsioni në projektin e ndërtimit të Unazës së Re. Kreu i grupit Vasili akuzoi kryeministrin që jo vetëm i mashtroi banorët për legalizimin, por abuzoi me vlerën e ndërtimit të saj.

Vasili: Rruga e cila do të kushtonte jo më shumë se 5 apo 6 milionë euro, kushton plot 40 milionë euro. Mbi 30 e ca milionë euro të grabitura, të cilat Kryeministri së pari duhet të përgjigjet përpara drejtësisë, do përgjigjet bashkë me aradhen e njerëzve të tij, të cilët organizuan këtë mega vjedhje. Këto dhjetëra milionë, të cilat i kanë përvetësuar ditën për diell edhe u kërkon qytetarëve të dalin në shi, sepse paratë që grabisin nuk mund të preken, duhet të jenë atje. Është fare e qartë që e gjithë kjo ka ndodhur në një procedurë tenderimi nga më korruptimet që mund të ketë parë historia e këtij vendi.

Në një reagim në tëitter, kreu i qeverisë shkroi më vonë sesi PD dhe LSI një inxhinier duhet ti japë sqarime se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit.

Rama: Dikush duhet t'u shpjegojë ingjinjerave të PDLSI dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/unaza-e-re-vasili-mbi-30-mln-euro-te-grabitura-rama-te-pergjigjet-para-drejtesise

Recommended