Ora News - Basha: Haki Çako kokë turku, Rama drejton kupolën e drogës. Reagon edhe Vasili

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha e konsideroi si të vonuar shkarkimin e Haki Çakos, por tha se ai është një kokë turku, pasi kupola e drogës drejtohet nga Rama.

Basha u pyet nga gazetarët gjatë prononcimit pas takimit me aleatët në selinë PD.

Basha: "Informacionin po e marr nga ju. Natyrisht është një hap tejet i vonuar tjetër tregues i krizës së thellë në të cilën e ka zhytur krimi institucionin e policisë së shtetit, pa dyshim që Haki Cako është një kokë turku sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama e Saimir Tahiri, siç e di gjithë bota, dhe nga Fatmir Xhafaj lidhjet e të cilit me botën e krimit e të drogës janë katërcipërisht të njohura këtej dhe andej detit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-pas-takimit-me-aleatet-sezon-protestash