Ora News - Dajçi kërkon urë mbi Bunë, projekti 200 mln lek, banorët: E financojmë vetë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Banorët e Dajçit në Shkodër kërkojnë ndërtimin e një ure të re mbi lumin Buna, për të cilën janë gati të financojnë vetë 200 milion lekë të reja. Projekt ideja ka gjetur dakordësinë parimore në Ministrinë e Linjës, ndërsa tashmë pritet edhe miratimi i Bashkisë Shkodër.

Në kohën projekteve me partneritet publik privat, banorët e Dajçit në Shkodër, surprizojnë duke kërkuar një urq të re mbi lumin Buna, koston e të cilës janë gati ta paguajnë vetë.

Kështu Dajçi dhe Muriqani, mund të shkurtojnë kilometra të tërë, duke afruar në të njëjtën kohë pikën kufitare me bregdetin e Velipojës.

Kërkesa për një investim të tillë ka lindur mes banorëve që jetojnë në njësinë administrative të Dajçit në Shkodër dhe komunitetit shqiptar të zonës që prej vitesh jeton dhe punon në Itali.

"Djemtë tanë që vijnë nga Italia dhe Kroacia përshkojnë 32 km për të ardhur në Dajç. Ne me këtë urë kursejmë 28 km plus zbusim trafikun te ura e Bunës."

Ata kanë kryer konsultime me specialistët e Autoritetit rrugor shqiptar dhe ministrinë e transportit dhe ekonomisë, ku parimisht kanë gjetur dakordësinë. Por tashmë kërkojnë miratimin e Bashkisë Shkodër.
"Kjo urë nuk është vetëm për Dajçin por për të gjithë Velipojën".

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/dajci-kerkon-ure-mbi-bune-projekti-200-mln-lek-banoret-e-financojme-vete

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended