Ora News - PPP rrisin borxhin, Sejko: Më shumë monitorim në investimet në infrastrukturë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koncesionet Partneritet Publik Privat do të kenë impakt në rritjen e borxhit të Shqipërisë. I këtij mendimi është guvernatori Gent Sejko, i cili i kërkon qeverisë të monitorojë marrëveshjet në investimet në rrugë ku shënohet rritje e faturave.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për shtesën në fondet për kompanitë që kanë përfituar projekte PPP.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë ai kërkoi një monitorim më të rreptë sidomos në investimet në infrastrukturë, ku vërehet rritja e faturave. Po ashtu ai shprehet kundër mendimeve se kjo formë nuk rrit borxhin.

Informaliteti mbetet ende një problem në Shqipëri.

Sejko ka kërkuar prej qeverisë më shumë vëmendje për investimet e huaja.

I pyetur nga deputetët mbi mundësinë e kalimit të përdorimit nga leku në euro, ai shpreh tërësisht kundër duke paralajmëruar impakt negativ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ppp-rrisin-borxhin-sejko-me-shume-monitorim-ne-investimet-ne-infrastrukture
Recommended