Ora News - BOOM ndërtimesh, 37% më shumë leje por ulen me 3 mld lekë investimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijon rritja e numrit të lejeve të ndërtimit.Të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 37.1%. Peshën kryesore e mban kryeqyteti, i cili ka marrë 40 leje më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas një ngërçi disa vjeçar duket se ndërtimi i është rikthyer lulëzimit.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti ka pasur një rritje me 37.1% të numrit të lejëve nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kryeqyteti vazhdon të marrë numrin më të lartë të lejeve për ndërtim dhe nëse e krahasojmë me dy mujorin e dytë të një viti më parë, numërohen 40 leje ndërtimi më shumë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2018 janë miratuar gjithsej 270 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 197 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2017 ose 73 leje më shumë.

Në bazë të qyteteve, Kukësi është qyteti i cili ka marrë vetëm një leje ndërtimi e ndjekur nga Dibra me 6 dhe Gjirokastra me me 7.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ndertimesh-37-me-shume-leje-por-ulen-me-3-mld-leke-investimet

Recommended