Guvernatori Sejko: Bëni kujdes me PPP - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe Banka e Shqipërisë i tërheq vëmendjen qeverisë në lidhje me zbatimin e kontratave me partneritet publik privat. Duke i konsideruar koncesionet si një risk të mundshëm për buxhetin nëse nuk monitorohen siç duhet, kreu i bankës Genti Sejko thotë se kontratat me PPP duhet të fokusohen sipas prioriteteve, kryesisht në infrastrukturë dhe shëndetësi, ndërsa duhet të shmangen propozimet e pakërkuara.Për guvernatorin, banka do të fokusohet veçanërisht në mbikëqyrjen e sistemit, tashmë me ndryshimet e aksionerëve në treg. Sipas Sejkos grupet e mëdha bankare nuk kanë shfaqur interes për tu zgjeruar në rajon.Banka e Shqipërisë vlerëson se projektbuxheti i shtetit si dhe paketa fiskale 2019 përmbushin misionin e konsolidimit fiskal, duke ulur borxhin publik si dhe deficitin buxhetor.
Recommended