Ora News - Anulimi i testit për gradat, Çako: Ardi Veliu ligjërisht po bën detyrën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Haki Çako tha se drejtori i përgjithshëm i policisë ka të drejtë të anulojë testin për gradat komisar.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Besimra Pelushaj tha se këtë gjë drejtorit ia jep ligji për Policinë e Shtetit.

Mund të më jepni një opinion për anulimin e testit për gradat komisar në policinë e shtetit, a ka të drejtë drejtori i policisë ta bëjë këtë?

Haki Çako: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është autoriteti ekzekutiv dhe administrativ në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit. Ai është autoriteti që vendos mbi procedurat ose mbi përcaktimin e veprimtarisë dhe organizimit të policisë së shtetit. Ndaj ligjërisht ai është në ushtrimin e detyrës dhe funksionimit të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/anulimi-i-testit-gradat-cako-ardi-veliu-ligjerisht-po-ben-detyren

Recommended