Ora News - Ardi Veliu në Shkodër një ditë pas zbulimit të autorëve të atentatit të 13 janarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka udhëtuar drejt Shkodrës paraditen e sotme për një takim me policinë dhe prokurorinë e këtij qyteti verior.

Ky është takimi i parë i ndodhur menjëherë pas marrjes së detyrës së kreut të policisë së shtetit si dhe një ditë pas operacionit ku u arrestuan të dyshuarit si autorë të atentatit të 13 janarit ku mbeti i plagosur rëndë Lulzim Kulla dhe 7 persona të tjerë.

'Burimet bëjnë me dije se në fokus të takimit mes paleve janë edhe hetimet për ngjarjet e pazbuluara dhe në të njëjtën kohë goditja e grupeve kriminale që operojnë në territorin verior.

Takimi kokë më kokë me dy drejtuesit e institucioneve në Shkodër ka të bëjë dhe me inkurajimin për vijimin e mëtejshëm të hetimeve për ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ardi-veliu-ne-shkoder-nje-dite-pas-zbulimit-te-autoreve-te-atentatit-te-13-janarit

Recommended