Report TV - Mosdekretimi i Lleshit, Basha: Meta ka kompetencat e tij kushtetuese

  • 6 years ago
Nga Korça ku po zhvillon një takim dy-ditor me takime në këtë qark, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç akuzave në drejtim të qeverisë Rama, ka komentuar edhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar gjeneralin Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm.

Basha ka thënë se Meta ka kompetenca që ia njeh kushtetuta. Ai i ka kthyer përgjigje edhe Ramës për SMS-në që ai iu dërgoi dje deputetëve të PS, që të mos komentonin vendimin e Metës.

Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë të gjitha për aspektin kushtetues për dekretin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Rama. Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ashpër nuk është lojë shahu. Është dhe do të jetë vetë largimi i kryeministrit Rama. Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësi për këtë, është se qeveria është kthyer në një organizatë kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën.

Lulzim Basha, kryetar i PD
Në takimin e tij në Korçë, Basha foli dhe denoncoi edhe lidhjet që sipas tij, zyrtarë të lartë të PS kanë me krimin. Basha theksoi se sot PS është rrezik shpërbërjeje.

PS sot është në rrezik shpërbërje për shkak të asaj që quhet organizata kriminale e rilindjes. Në denoncuam marrëdhëniet me politikës dhe krimit. Si Tahiri e transformoi policinë në një aksesor të mafies së drogës, ai është nën hetim megjithëqë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojë. Denoncuam vëllain e Xhafajt, e paimagjinueshme që të kemi një Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge. Por, falë qëndresës tonë është i delegjitimuar nga detyra e tij. Denoncuam lidhjet e Taulant Ballës me kriminelë që marrin tendera në kundërshtim me ligjin, dhe bën presion për të liruar të tjerë kriminele nga burgu. Ai pret ndjekjen penale nga një prokurori që pret të dalë nga kapja e krimit.

Recommended