Vrasja e grekut në Gjirokastër, Xhufi për Report Tv: Ka qarqe që nxjerrin patologji antishqiptare

  • 6 years ago
Për historianin Pëllumb Xhufi ngjarja e ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka qenë e provokuar nga 35-vjeçari Konstantinos Kaçifa, i njohur dhe si një ekstremist grek. Për Xhufin 35-vjeçari nuk duhet të gjuante pasi gjithçka si çdo vit në këtë festë po shkonte në mënyrë të shkëlqyer.

Deklaratat antishqiptare të bëra nga qarqe të caktuara për Xhufin janë zëra të izoluar të cilët nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se injektojnë urrejtje ndaj popujve të tjerë.

Marrëveshja e 2008 për hapjen e varrezave greke në Shqipëri për profesor Xhufin duhet riparë, dukë bërë të mundur që shteti grek të marrë përsipër përgjegjësitë që I takojnë.

Recommended