Anti-KÇK-ja aksion në disa qarqe, bllokohen 26 makina luksoze në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër

  • 4 years ago
Në disa qytete te vendit, mes tyre në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë dhe në Fier po zhvillohet një aksion blic për identifikimin dhe bllokimin e makinave me probleme me dokumentacionin, të trafikuara ose që u është fshirë numri i shasisë.

Në Gjirokastër janë bllokuar 11 makina, në Durrës 10, 5 në Tiranë, ndërsa në Fier dhe Korçë deri tani nuk informacion. Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bllokimet lidhen me anti-KÇK-në, por operacionet që po zhvillohen në qarqe të çojnë në këtë drejtim, pasi në momentin që bllokohet makina luksoze, futet në skaner edhe pronari që e posedon, e kaluara e tij, nëse e justifikon.

Recommended