Aeroporti i ri i Stambollit, Erdogan fton Metën në ceremoni - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta mbërriti këtë të hënë në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan  për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti ?Istanbul Ataturk Airport?.Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.Aeroporti, është vetëm një nga projektet madhore të Erdoganit që ishte planifikuar të hapej plotësisht të hënën, por punimet janë penguar nga disa vonesa dhe greva të punëtorëve për kushte të rënda të punës.Kryeminsitri turk Erdogan ishte zotuar për të finalizuar projektin në vlerë të 12 miliardë dollarëve, që syon ta kthejë Stambollin në zonë lidhëse mes Evropës, Azisë dhe Afrikës si dhe ta shndërrojë linjën e fluturimeve, Turkish Airlines në gjigand të aviacionit.Megjithatë ky aeroport tani do të ofrojë fluturime në vetëm 5 vende, derisa të zgjerohet hapësira e hapjes më 29 dhjetor.Ky aeroport pritet të ketë 90 milionë pasagjerë brenda vitit, dhe kur të gjitha zonat të kompletohen më 2028, të pranojë rreth 200 milionë pasagjerë për 12 muaj.Fluturimi i parë nga aeroporti ende i paemëruar do të jetë drejt Ankarasë.Erdogan pritet të prezantojë emrin e ri të aeroportit në ceremoninë e së hënës teksa ka pasur aludime se ai mund te mbaje madje edhe emrin e vete presidentit turk.
Recommended