Rama fton opozitën: Dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per here te pare pas zgjedhjeve te 30 qershorit kryeministri Rama fton publikisht opoziten per tu ulur ne tryezen e dialogut politik, per nje ceshtje konkrete, reformen elektorale.Lideri I mazhorances ka perdorur si mjet komunikimit rrjetet sociale duke publikuar ftesen drejtuar te gjithe kryetareve te partive opozitare. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEKundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit.Por pavaresisht fteses per dialog, asgje nuk ka ndryshuar ne qendrimin e kryeministrit ne raport me kerkesat e opozites, dhe Rama ka theksuar se zgjedhjet jane ne vitin 2021 e reforma do ti sherbeje ketij procesi.Ju vendosët t?i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.Edhe nje element tjeter tek ftesa e kryeminstrit rama bent e qarte se pozicioni I mazhorances eshte i njejte me ate para zgjedhjeve lokale, dialog me kushte nuk ka.Ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t?ju vinte për shtat - sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.Para mbajtjes se zgjedhjeve lokale kryeministri Rama publikoi ne rrjetet sociale 6 letra per rivalin politik Basha, duke e ftuar ate per dialog pa kushte; por asnje prej ketyre ftesave nuk arriti te ule tensionin mes paleve apo aq me pak ti ulte ne tryezen e bisedimeve. Sot 3 muaj pas zgjedhjeve situate duket po kaq e tensionuar dhe dialogu I veshtire.
Recommended