Zyrtari amerikan në Tiranë takohet me Metën, Ramën, Bashën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Situata politike në Shqipëri, sjell në Tiranë zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, një vizitë që zhvillohet në kuadër të një turi ballkanik.Pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë futet diplomacia amerikane, e cila zbarkon në Shqipëri në një kohë që opozita ka djegur mandatet dhe ka nisur protestat e pandalshme, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje.Zyrtari amerikanpritet që takimin  e parë në këtë vizitë ta bëjë me  kryeministrin Edi Rama, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë. Vizitës së Palmer i parapriu vizita e zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonanathan Moore, i cili zhvilloi disa takime, ndërsa u bë publike për mediat vetëm takimi i deputetes të partisë Demokratike, Rudina Hajdari dhe ish kryeministrit Sali Berisha.
Recommended