Ora News - A funksionon ILDKPKI? Asnjë zyrtar i lartë i dënuar për fshehje pasurie
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Procesi i Vetingut në drejtësi dhe mungesa e dënimeve për zyrtarët e lartë ka vënë në pikpytje eficëncën e inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit Pasurive. Pavarësisht shumë rasteve të kallëzura në prokurori mes tyre 19 deputet, ministra dhe kryetar bashkie, gjykata s'ka dhënë asnjë dënim për fshehje pasurie apo konflik interesi. Pyetja ngrihet, nëqoftëse ngërci është mungesa e eficencës së inspektorëve të ILDKP-së apo prokuroria?

Procesi i vetingut edhe pse është në faze fillestare dhe ka shqyrtuar vetëm listën prioritare, ka rrëzuar pothuajse gjysmën e prokurorve dhe gjyqtarëve.

Në pjesën më të madhe të vendimeve, shkak i përjashtimit nga sistemi është bërë pasuria, edhe pse ata në bazë të ligjit kanë raportuar dhe janë hetuar periodikisht që nga vitit 2003, nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Pikërisht procesi i vetingut vuri në pikpyetje e eficencën e Inspektoratit, një institucion që anagzhohet të kalojë në sitë pasurinë e politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë.

Në shum raste ILDKP, ka referuar çështje në prokurori por pa rezultat, për të faktuar shkelje konkrete të ligjit dhe për të pasur zyrtarë apo politikan të dënuar.

Ky institucion shpesh ka qënë pre e akzuave të prokurorve dhe gjyqtarëve që preken procesin e vettingut, duke e akuzuar për mungesë eficencë por dhe si instrument sulmi apo presioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/funksionon-ildkpki-asnje-zyrtar-i-larte-i-denuar-fshehje-pasurie
Recommended