“Audio-përgjimi i montuar”, kërkohet burg për Babalen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria kërkon arrest me burg për Albert Veliun, I njohur ndryshe si ?Dëshmitari X?, i audio-përgjimit te pretenduar mes tij dhe vëllait të ministrit Xhafaj. Akuza nga organi I akuzës është ngritur pasi kanë prova se audio-përgjimi i publikuar nga PD është i montuar. Prokuroria e akuzon Albertin Veliun për vepren penale ?Kallëzim i rremë në bashkëpunim? dhe kalim I ligjshëm i kufirit. Në audio-përgjimin e publikuar nga selia blu, pretendohej se ?dëshmitari X? që është Albert Veliu fliste në telefon me Agron Xhafaj për cështje droge.Ky material në fakt kur u publikua në media shkaktoi një furtune në akuza politike. Kryeministri Rama pretendoi që në fillim si materiali ishte I montuar pasi këtë e kishte vërtetuar në një studio ekspertizë jashtë vendit. Ndërkohe e gjithë cështja bëri që vëllai I ministrit të ndalohej dhe të dërgohej në Itali ku do të vuajë një pjesë të dënimit që I kishte mbetur vite me parë në shtetin Italian.

Recommended