80 vite burg për Jurgen Mollën dhe grupin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e krimeve të rënda dënoi në total me 80 vite e 8 muaj burgim 9 të akuzuarit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që trafikonte drogë nga Turqia. Bëhet fjalë për grupin e biznesmenit Jurgen Molla, i cili u shkatërrua gjatë operacionit ?Ballkan? në vitin 2016, i shtrirë në disa vende, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqi.Jurgen Molla, i cilësuar edhe si koka e ketij grupi, u dënua me 15 vite burgim, nga 17 vite që kërkoi organi i akuzës. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite burgim.Ndërsa me nga 9 vite e 4 muaj burgim, gjykata dënoi dy bashkëpunëtorët e tij, Shyqyri Kotorrin dhe Anesti Koromanin.Tre biznesmenët akuzohen se financuan trafikun e heroinës nga Turqia drejt grupeve kriminale në Evropë.Nga hetimet rezultoi se ndërmjetësit në rrjet ishin kosovari Arif Çiço dhe shtetasit turq Enver Kurtulus, Abubekir Tuncedemir dhe Mehmet Kulug, kurse personi që gjente drogën ishte një trafikant në Turqi.Dy vite më parë, u arrestuan në total 30 persona dhe 23 të tjerë u shpallën në kërkim, 7 prej të cilëve u prangosën në vendin tonë.

Recommended