Carlo Bollino: Një superdëshmitare dhe tre dokumente do të tregojnë nëse Nuhu gënjen

  • 6 years ago
Ka një dëshmitare kyç dhe të paktën tre dokumente, që mund të konfirmojnë apo të përgënjeshtrojnë përfundimisht akuzat e Emiljano Nuhut, ish-oficerit të Policisë që pretendon se i janë bërë kërcënime me vdekje më 21 korrik në darkë, ndërsa përpiqej të arrestonte Rexhep Rrajën, të birin e deputetit socialist të akuzuar se ka rrahur dhe përndjekur Xhisiela Malokun. Ndryshe nga sa ndodhi me ?rastin Babale?, kur vërtetimi i është lënë një ekspertize zanore me një interpretim të dyshimtë, kësaj here fjala e Nuhut, dëshmitarit të ri të Akuzës të hedhur në fushë nga opozita, mund të verifikohet në mënyrë të qartë dhe të padiskutueshme.

Dëshmitarja kyç është prokurorja kurajoze e Krujës, Mirela Kapo, që po zhvillon hetimet dhe që të dielën urdhëroi arrestimin e Rexhep Rrajës: në letrën dërguar autoriteteve shqiptare më 14 gusht, para se të arratisej jashtë shtetit duke kërkuar azil, në fakt Emiljano Nuhu shkruan se në mbrëmjen e 21 korrikut 2018 mori në telefon urdhërin nga prokurorja Mirela Kapo që të arrestonte në flagrancë Rexhep Rrajën. Sipas tij, ishte pikërisht për të shmangur arrestimin, që djali i deputetit ka lajmëruar të jatin, Rrahman Rraja, që pastaj ka mbërritur me armë në dorë në Komisariatin e Fushe Krujes i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla e nja dhjetë njerëz të tjerë kërcënues.

Recommended