Nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorit dhe i shiste me dokumente false, një i arrestuar

  • 3 years ago
Pas një hetimi disa mujor ka përfunduar në pranga një 36-vjeçar, administrator i një firme private që nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorrit. Ai është A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar.


Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falsifikuara.

Finalizohet operacioni ?Gracka?

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundraligjëshme, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtraisë së kundraligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar ?Gracka?, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

?A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar, administrator i subjektit.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm i shtetasit A.B, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur ?Park Kombëtar?, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falcifikuara.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale ?Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore?, ??Fshehja e të ardhurave?? dhe ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Skrapar#Policia#TopChannel

Recommended