Artan Hoxha nxjerr dokumentet: Emiljano Nuhu gënjen, deklarimet e Xhisielës i mori Gentian Citozi

  • 6 years ago
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar sot dokumente të reja në lidhje me rastin e policit të Fushë-Krujës Emiljano Nuhu që deklaroi të jetë kërcënuar për të mbyllur dosjen hetimore në ngarkim të djalit të deputetit Rrahman Rraja.Sipas dokumeteve të publikuara nga Hoxha, Nuhu gënjen, pasi ai nuk është personi që ka marrë deklarimet e Xhisiela Malokut ditën kur shkoi të denonconte djalin e deputetit Rraja, pra më 21. 07. 2018. Sipas dokumeteve deklarimin e ka marrë OPGJ, Gentian Citozi, i cili edhe është pezulluar nga detyra me vendim të SHKB-së.

Nuhu pretendon se i ka marre ai deklarimet e vajzes ne date 21 korrik, pasi ishte opgj i gatshem. Por ne deshmine e vet vajzes kjo gje mohohet, ajo deklaron se e ka takuar Nuhun vetem pas 7 ditesh ne date 27 korrik. Vet Nuhu e dekonspiron veten dhe genjen ne intervisten e dhene nga Zvicra sikur ka qene i gatshem ne 21 korrik.

Gazetari Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha shkruan më tej: "Me qe jemi te faktet, dhe pse ato nuk duhen shtremberuar per qellime politike. Ndersa jemi duke u marre me grupet kriminale qe kane kthyer ne Palermo Shkodren dhe kane zhdukur 16 persona ne Vlore, sajesat, mashtrimet per te perfituar materialisht, kapital politik apo status azilanti, na detyrojne te konsumojme energji te kota per lojera te ndyra politike".

Recommended