Ora News - Meta tako Guterres i tregon ambiciet e Shqipërisë të jetë anëtare e KS

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, zoti António Guterres.

Presidenti Meta vlerësoi edhe njëherë lidershipin e zotit Guterres në përpjekjet e tij për të reformuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe për të avancuar Agjendën 2030.

Presidenti Meta e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se Shqipëria i mbetet besnike parimeve themelore të Organizatës dhe mbështet diplomacinë parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Presidenti Meta, nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t?u anëtarësuar në BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij europian, të forcojë bashkëpunimin rajonal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-tako-guterres-i-tregon-ambiciet-e-shqiperise-te-jete-anetare-e-ks

Recommended