Xhafaj: Xhaferllari smund te jete anetare e Kushtetueses

  • 4 years ago
Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i komisionit parlamentar të reformës në drejtësi thotë se Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në disa komente rradhazi në rrjetet sociale, Xhafaj e gjen të pavend shpalljen e Xhaferllarit si anëtare nga ana e nënkryetares së KED-së, Vitore Tusha, sepse për këtë ai thotë se Gjykata Kushtetuese nuk pati një vendimmarrje.

?Në bindjen time znj. Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED, e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin?.

Xhafaj thotë se edhe Presidenti i Republikës po vepron në shkelje të Kushtetutës pasi dekreti i tij ishte në tejkalim të afateve.

?Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur?.

Xhafaj shton se Kushtetuta jonë është produkt i ekspertizës më të mirë vendase, SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë. Xhafaj thotë se opinioni i Komisionit të Venecias ka theksuar qartë domosdoshmërinë e afateve dhe mekanizmave zhbllokues ndërsa kërkon reagimin e qartë të ndërkombëtarëve bashkëhartues të kushtetutës dhe ligjit të Gjykatës Kushtetuese.

?Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija. Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim?.

Xhafaj thotë se zbatimi i reformës në drejtësi kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Sipas tij, nëse duhet ka edhe precedentë dhe ekspertizë ndërkombëtare.

Tv Klan

Recommended