Ora News – LSI për skandalin: ‘Radarët e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, në duart e narkotrafikantëve’

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e grupit parlamentar LSI ka dalë me të njëjtin qëndrim lidhur me atë që e quan skandali i radarëve, që sipas LSI kanë qenë në dorë të narkotrafikantëve.
Deklarata u bë nga kreu i grupit, Petrit Vasili, në një konferencë për mediat i cili akuzoi qeverinë se funksionon si grup kriminal.
Vasili: Në funksion po të kësaj situate, të një barriere të këtij grupi të strukturuar kriminalo-qeveritar, pra të kësaj narko-qeverie, është edhe pengesa e krijuar edhe sot në Komisionin e Sigurisë për të zbardhur të vërteta tronditëse, që lidhen me funksionimin e radarëve, ku siç është bërë edhe publike, ka qenë skandaloze që pikërisht këto instrumente në funksion të kontrollit të sigurisë kombëtare të vendit, të një vendi që është tashmë anëtar i NATO-s, ka qenë në përdorim, nën kontroll, në duart e narkotrafikantëve.
Vasili tha se edhe projektbuxheti i vitit 2018 është si një tortë e ndarë nga narkotrafikantët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/radaret-e-shqiperise-anetare-e-nato-s-ne-duart-e-narkotrafikanteve/

Recommended