Ora News - Rrëzohen propozimet e LSI-se per arsimin, Opozita ikën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta e studentëve solli në parlament edhe disa deputetë të opozitës.

Luçiano Boçi, Romeo Gruakuqi, Izmira Ulqinaku, Valentina Duka dhe Ervin Salianji nga PD së bashku me Petrit Vasilin, Luan Ramën, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçin nga LSI erdhën në seancën plenare për të mbrojtur amendamentin për të ndryshuar buxhetin në mënyrë që të rriten fondet për arsimin.

Pas fjalës së tij deputeti Luciano Boci i hodhi kryeministit letra ku shkruhej ligji për arsimin e lartë, duke nënkuptuar dështimin e këtij ligji.

Boçi: Bëj thirrje që së bashku ta abrogojmë dhe nqse kemi dëshirë dhe vullnet ligjin e arsimit të lartë.

Të njëjtin veprim e bëri pak më vonë edhe deputeti Ervin Salianji, pasi nuk arriti të marrë fjalën në parlament.

Pa dijeninë e PD u shfaq edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila krahas mbështetjes për protestën fajësoi klasën politike për gjendjen e arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrezohen-propozimet-e-lsi-se-arsimin-opozita-iken

Recommended