Ora News – Maxhoranca miraton pa debat Ministrat e rinj, opozita ikën nga Kuvendi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Maxhoranca miratoi sot në një seancë të jashtëzakonshme të shoqëruar me debate dhe tensione, nëntë dekretetet e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në qeveri.

Nuk ka sjellë asgjë të re as seanca plenare e jashtëzakonshme e pasdites së kësaj të mërkure, e para për këtë sesion të ri parlamentar, e kërkuar nga kryeministri Rama për shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Seanca që në nisje nisi me debate mes opozitës dhe maxhorancës.

Krerët e grupeve parlamentare të PD-LSI, kërkuan që të zhvillohet debat lidhur me dekretet dhe për këtë thanë se kishin paraqitur dhe listën e diskutantëve.

Por një gjë e tillë u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla dhe kryesuesi i seancës Gramoz Ruçi, i cili nisi votimin.

Pas kësaj deputetët e opozitës në mënyrë demonstrative bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas lanë sallën pa marrë pjesë në votim.

Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, por kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë bëhet me debat. Kemi paraqitur listën e folësave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj kërkese kërkojmë të zhvillohet debat sepse na mbështet rregullorja dhe Kushtetuta. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e Ministrave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-pd-do-te-jete-ne-seancen-plenare-priten-debate

Recommended