Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, opozita e re kundër

  • 5 years ago
Kuvendi miratoi sot zgjatje me një muaj të afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ky vendim u miratua me 75 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim nga 88 deputetë të pranishmë në Kuvend.

Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi raporton se deputetët e opozitës së re kanë votuar kundër këtij vendimi përveç Aurora Marës e cila votoi pro.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi miratoi me 76 vota Projekt/rezolutën e veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

Deputetët miratuan me 73 vota pro, pr/rezolutën veprimtarinë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2018.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektligjin ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ?Për akuakulturën?. Kuvendi miratoi kandidaturën e Denis Derallës, si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Recommended