Ekskluzive Ora News/ Mbërrin ekspertiza e audiopërgjimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, në Tiranë, përgjigja e laboratorit anglez në lidhje me ekspertizën e audiopërgjimit të publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në materialin që është në fazën e përkthimit për t'ju dorëzuar Krimeve të Rënda, ekspertët anglezë thonë se nuk mund të shprehen me siguri të plotë lidhur me vërtetësinë e bisedës dhe personat e përfshirë në të.Kjo pasi sipas tyre, materiali i dërguar për ekspertim nuk ka qenë origjinal, por një kopje e regjistrimit i cili duket se ka pasur ndërhyrje.

Mbërrin në Shqipëri ekspertiza e laboratorit anglez ku u dërgua së fundmi për tu ekspertuar biseda mes Albert Veliu i njohur ndryshe me emrin Babale dhe personit të supozuar si Agron apo Geron Xhafa ,vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.

Burime për Ora News kanë bërë me dije se sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, materiali i dërguar nuk është origjinali që pretendohet se është regjistruar në Vlorë, madje dhe regjistrimi nuk është i plotë.

Për këtë arsye ekspertët në konkluzion rezervohen për të folur me 100 për qind në lidhje me origjinalitetin e regjistrimit.

Burime nga hetimi thanë se ekspertët e huaj kanë konstatuar se në bisedën e transmetuar ka shkëputje dhe ndërhyrje të zërave.

Gjithashtu ekspertët janë shprehur me përqindje edhe mbi kërkesën për përputhshmërinë mes zërit të Agron Xhafajt dhe atij që është në përgjim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-ora-news-mberrin-ekspertiza-e-audopergjimit

Recommended