Report TV -13 vite pas nga zhdukja mbërrin foto ekskluzive të Marsela Çakos
  • 4 years ago
TIRANË- Pistë e re e kërkimeve mbi zhdukjen e 41-vjecares nga Fieri, Marsela Çako, pasi emisioni ??Pa gjurmë?? ka siguruar foton ekskluzive të realizuar në Genova të Italisë, 13 vite pas, nga zhdukja e saj.

Shenja jete për fieraken që humbi gjurmët në vitin 2007. Rikthimi në fokus i kësaj historie, pak ditë më parë, solli edhe një dëshmi të rëndësishme e cila ndryshoi rrjedhën gjatë rrëfimit në emisionin "Pa gjurmë" të nënës Liljana Çako. Pas dëshmisë së siguruar dhe nisjes së kërkimeve nga stafi "Pa gjurmë" arritëm të sigurojmë foton ekskluzive, për herë të parë pas 13 vitesh nga zhdukja e fierakes. Me një imazh krejt ndryshe, ajo sot është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze 3 dhe 7 vjeçarë. Po sipas të dhënave të siguruara, 41-vjeçarja është e martuar me një shtetas italian. Bashkëshorti i saj italian, Xhuzepe është menaxher i koncerteve të vipave në Bari të Italisë dhe në një qytet bregdetar të Shqipërisë, mik i një prej reperave të njohur shqiptar.
Recommended