Ora News - Sejko prezanton drejtorin ekzekutiv të BB-së për Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi sot në një konferencë për mediat Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano.

Gjatë fjalës së tij Sejko tha se Shqipëria ka të gjitha mundësitë për rritjen e produktivitetit, përshpejtimin e ritmit të rritjes ekonomike dhe rritjen e mirëqenies.

Sejko: Ekonomia botërore pësoi episodin më të gjatë dhe më të thellë të ngadalësimit e rënies ekonomike që pas Depresionit të Madh të viteve ?30. Kjo ishte padyshim një dramë e madhe ekonomike, në nivel ekonomish kombëtare por edhe në nivel biznesesh e familjesh individuale. Megjithatë, kriza shërbeu dhe si katalizator i rivlerësimit të ideve ekonomike dhe laborator i madh i testimit të tyre.

Ngadalësimi ekonomik në Shqipëri në periudhën pas krizës, ka patur dhe një element të fortë strukturor. Me fjalë të tjera, përgjysmimi i ritmit të rritjes në periudhën para dhe pas krizës, pasqyron si ngadalësimin e zgjerimit të kërkesës për mallra dhe shërbime, ashtu dhe ngadalësimin e kapacitetit të ekonominë për të ofruar këto produkte.

Së dyti, niveli dhe shpejtësia e zgjerimit të produktivitetit ka një lidhje të drejtë me shkallën e edukimit dhe të kualifikimit të fuqisë punëtore. Reforma e sistemit të lartë arsimor dhe rritja e theksit në arsimin profesional, janë dimensione esenciale të ristrukturimit të ekonomisë, frytet e të cilave do të bëhen gjithnjë e më të dukshme në afatin e gjatë. Megjithatë, Shqipëria ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, në veçanti drejt frenimin të emigrimit të fuqisë së kualifikuar punëtore dhe të rifreskimit të aftësive të fuqisë së saj punëtore nga sektori privat.

Jam i bindur se Shqipëria i ka të gjitha premisat për rritjen e produktivitetit dhe në këtë mënyrë, për përshpejtimin e ritmit të rritjes ekonomike dhe rritjen e mirëqenies. Ajo që duhet tashmë, është një konsensus mbi vizionin e zhvillimit të vendit dhe një vullnet i gjithanshëm i zbatimit të tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sejko-prezanton-drejtorin-ekzekutiv-te-bb-se-shqiperine

Recommended