Ora News – Sejko takon drejtorin e bashkëpunimit Ekonomik të Zvicrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilllloi një takim me drejtorin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit Shtetit Zviceran, Raymund Furrer. Zvicra ka dhënë mbështje në procesin kërkimor të Bankës së Shqipërisë si dhe në atë të vendimmarrjes. Sejko vlerësoi eksperiencën e dhënë, ndërsa nënvizoi reformat e bëra në drejtim të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim Drejtorin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit pranë Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike.
Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin me Zvicrën, i cili i ka ofruar asistencë Bankës së Shqipërisë si në procesin kërkimor, ashtu dhe në procesin e vendimmarrjes, duke zhvilluar modelet e analizës dhe të parashikimit, përmes implementimit të modeleve të reja dhe përmirësimit të politikëbërjes.
Guvernatori Sejko nënvizoi trendin pozitiv të zhvillimit të vendit, si dhe theksoi rëndësinë e reformave të mëtejshme për të përmirësuar modelin e zhvillimit të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-takon-drejtorin-e-bashkepunimit-ekonomik-te-zvicres/

Recommended