Ora News - LIVE/ Sot protesta kombëtare: "Për Universitetin për Shqipërinë", nis marshimi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave. Ndërkohë që kryeministri Rama i kërkon dialog, ditën e sotme ata kanë thirrur një protestë kombëtare.

Sipas planit të bërë publik nga vetë studentët ata edhe sot kanë bojkotuar mësimin. Fillimisht studentët e Shkencave Sociale po zhvillojnë një mbledhje me dyer të mbyllura ku të pranishëm ka edhe pedagogë. Ndërkohë studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë planifikuar edhe bllokim të rrugës.

Ata kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.


Ora 09:49 Marshimi i studentëve drejt kryeministrisë: S'ka gëzime e s'ka festa, ky fundit ka veç protesta

Studentët marshojnë dhe me megafon thërrasin

"S'ka negociata plotësoni kërkesat se janë shumë të qarta

S'ka gëzime s'kemi festa

Ky fundit ka veç protesta

Do marshojmë do protestojmë

Gjersa ligjin ta rrëzojmë"


Ora 09: 40 Shirit tek Politekniku per te ndaluar hyrjen

Studentët e Politeknikut kanë vendosur një shirit në hyrje të fakultetit për të mos lejuar studentet e tjerë të futen në mësim. Ndekrohe tek Fakulteti i Ekonomikut është mbyllur dera që të mos lejohen studentët të hyjnë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/neser-serish-protesta-ja-plani-i-studenteve

Recommended