Ora News - Laç, plagosen me armë zjarri tre persona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Sanxhak" të këtij qyteti, pranë një pike karburanti.

Policia thotë se "shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, Islam Shafloqo, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor".

Shkak i plagosjes dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe tre personave të plagosur.

Policia thotë se në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe autori pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime.

Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lac-plagosen-me-arme-zjarri-tre-persona

Recommended