RTV Ora - Përplasje me armë mes dy grupeve në Kavajë, vritet kalimtari me bukë në dorë, 5 plagosen

  • 5 years ago
#rtvora

Një 50-vjeçar, kalimtar në rrugë, ka mbetur i vdekur nga përplasja me armë zjarri mes disa personave në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen numër 2. Viktima është identifikuar si Ramazan Hasanlliu. Ai ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij me qesen e bukës kur grupi i të rinjve janë përplasur mes tyre.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe pesë persona të tjerë, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit Marius dhe Denis Aliu, të cilët kanë një biznes exchange.

Shtetasi Marius Aliu (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

"Ngjarja ka nisur prej mbrëmjes së djeshme ku dy vëllezërit Hyka janë përplasur me grupin tjetër të të rinjve në një lagje tjetër të Kavajës. Ndërsa sot janë rikthyer në lagjen numër 4 ku dhe janë përplasur me armë zjarri. Fillimisht ka pasur një përplasje verbale më pas ka degjenuar për përdorimin e armëve" raporton gazetari Leonidha Musaj.

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit Denis Aliu. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasje-me-arme-zjarri-ne-kavaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended