Perplasje me arme mes dy grupeve

  • 5 years ago
Një përplasje me armë zjarri mes dy grupeve ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e kësaj të shtune.

Paraprakisht, sipas ABC News, 1 person ka mbetur i vrarë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktima dyshohet se është një shtetas i huaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, pranë Metalurgjikut. 2 të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Përplasja mësohet se ka ndodhur gjatë kohës që të dyja grupet lëviznin me makina.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./tvklan.al

Recommended