“Lasgushi”, nis fluturimin avioni i parë shqiptar drejt Stambollit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

?Air Albania? kompania e vetme shqiptare në transportin ajror ka kryer këtë të shtunë fluturimin e parë drejt Stambollit.



E pagëzuar me emrin e poetit Lasgush, ky fluturim ishte edhe si një test për të dërguar disa rinj, nxënës të ekselencës ne Turqi.




Në ceremoninë i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama së bashku edhe me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla.



Kreu i qeverisë ka përcjellë në aeroportin Nënë Tereza dhjetëra të rinj të cilët ishin pasagjerët e parë të këtij fluturimi.



Pasditen e se premtes në aeroportin Nënë Tereza u ul avioni i parë ?Air Albania?, një kompani kjo e cila është krijuar me iniciative të vetë kryeministri Edi Rama.



?Air Albania? do të nisë fluturimet fillimisht me Turqinë dhe më pas do të shtrihet në disa destinacione evropiane.



Ndërsa vitin tjetër do të ofrojë edhe fluturim direkt Tiranë-New York. Kompania ?Air Albania? do të jetë pjesë e tregut ajrore të fluturimeve në vendin tonë dhe pritet të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve të biletave ajrore.
Recommended