Certifikohet “Air Albania”, avioni i parë me emrin “Za Bel” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me nisjen e fluturimeve të kompanisë Turkish Airlinws ne aeroportin e ri të Stambollit, i cili parashikohet gjatë muajit prill, do të startoje aktivitetin edhe kompania shqiptare Air Albania.Sipas të dhënave nga drejtoria e aviacionit civil, kompania ka përfunduar certifikimet e nevojshme dhe tashmë pritet të nisë fluturimet drejt Stambollit.Krislen Keri drejtor i aviacionit civil tha se, brenda verës do të jenë gati edhe destiancionet e tjera evropiane.Ne jemi në pritje të nisjes sw fluturimeve tw Turkish Airline nw aeroportin e ri tw Stambollit, nga ku aty do të nisin dhe fluturimet e para të Air Albania. Më pas me shtimin e avionëve do të shtohen fluturimet drejt Milanos, Bolonjës, Romës dhe Londrës. Ky fakt pritet të ndikojë pozitivisht edhe në çmimin e biletave -tha Keri.Aktualisht është miratuar stafi prej 38 punonjësish të kompanisë si dhe 8 pilotët që do të operojnë për Air Albania. Ndërsa është certifikuar teknikisht edhe avioni i parë, ndërsa janë në pritje edhe për dy të tjerë. Avioni i parë i linjës ajrore është regjistruar nën emërtimin A 319 me emrin Za Bel.Air Albania është kompania e parë ajrore shqiptare ku 51 % të aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar, ndërsa 49% nga kompania turke, Turkish Airline. Vetëm një muaj më parë ministrja Belinda Balluku nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit turq të Turkish Airline, çka i hap rrugën operimit të kompanisë.
Recommended