Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pika Kufitare e Morinit në Kukës po përballet me një fluks të lartë të hyrjes se kosovareve, të cilët i drejtohen Shqipërisë, për të kaluar pushimet. Në këtë pikë kufitare, kryesisht në fundjavë krijohen radhë të automjeteve në pritje për të kryer procedurat e daljes. Vetëm gjate dy muajve korrik-qershor numri i qytetarëve që kanë kaluar nga pika e kalimit kufitar të Morinit, arrin në 600 mije. Por dita e parë e gushit ka shënuar një fluks të madh të kalimit të pushueseve kosovarë, por edhe të emigrantëve që shfrytëzojnë Rrugën e Kombit për t?u kthyer në vendbanimet e tyre. Për menaxhimin e situatës, policia kufitare ka shtuar sportelet dhe po punon me procedurë të përshpejtuar. Qëndrimet e gjata apo radhët në pikën e kalimit kufitar të Morinit janë eliminuar. Sipas të dhënave nga Dogana, ndodh që brenda 24 orëve në pikën kufitare në Morinë, të hyjnë deri në 10 mijë shtetas të cilët destinacion kryesor kanë bregdetin shqiptar. Fluksi me i madh regjistrohet kryesisht nga 15 korriku deri ne 15 gusht.
Recommended