Ora News - "Air Albania" nis fluturimin e parë, por PD mendon të kundërt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot është inauguaruar kompania shqiptare e fluturimit "Air Albania". I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij tha se secili avion do të mbajë emrat e poetëve tanë shqiptare.

Avioni i parë dhe Rama do të quhet "Lasgush" dhe synimi është që në fund të viti të ardhshëm avioni me emrin Fan Noli do të niset për në Nju Jork.

Rama: Për ne që jemi të këtij vendi dhe jemi mësuar, me çka na kujton menjëherë ai që Klemend Aderi e pagëzoi në 1875 si aparati fluturues që imiton zogun, shqiponja është gjëja e parë është që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Me këtë rast mësuam që aparatet fluturues që imitojnë zogjtë duhet të kenë emra dhe zgjodhëm që shqiponjave tona tu vëme emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që do të bëhen pas një muaji mes Tiranës dhe Stambollit për të filluar me pas me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicja jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork Imzt Nolin.

Kryeministri Rama ngriti shqetësimin e çmimeve të larta të biletave, për të cilat tha se është grabitje për qytetarët. Ai u shpreh se ndërtimi i tre aeroporteve të tjera, por edhe kompania "Air Albania" do të ndikojnë në uljen e çmimit të biletave.

Rama: Ne jemi të fokusuar që paralelisht me fuqizimin e kompanisë së flamurit të mos jemi vendi me vetëm një aeroport, por të kemi edhe tre të tjera, atë të Vlorës, Kukësit dhe Sarandës. Unë i dëgjoj dhe i dëgjoj me vëmendje, nganjëherë përvecse mërzitë dhe acarohem nga ankesat e panumërta, por të drejta të shqiptarëve që rrojnë gjatë gjithë vitit në emigracion me dëshirë të kalojnë pushimet në Shqipëri dhe pastaj të paguajnë bileta që të heqin mendjen e kokës. Janë në të drejtën e tyre që të gjithë atë mllef që akumulohet nga kjo grabitje që ju bëhet për shkak të mungesës së disa kushteve që ne po i krijojmë hap pas hapi ta derdhin mbi qeverinë dhe mbi mua. Ama nga ana tjetër kjo është kostoja e trashëgimisë shumë të vështirë që ne e kemi mbi supe dhe po çlirohemi hap pas hapi. Air Albania është një nga instrumentat për tu cliruar nga kjo trashëgimi duke ofruar udhëtime me shërbim dinjitoz dhe me cmime konkurruese. Ashtu sikundër edhe ndërtimi i aerporteve të tjera çon në këtë rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/avionet-e-air-albania-me-emra-poetesh-rama-do-cojme-imzot-nolin-ne-nju-jork

Recommended