Ora News - Mbyllet raundi i parë i regjistrimit në Universitete, me 15 shtator nis plotësimi i A3

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 16 mijë e 400 maturantë kanë fituar të drejtën e studimit dhe në tetor do të ulen për herë të parë në auditore.

Raundi i parë në Universitete u mbyll këtë të mërkurë dhe Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se numri më i lartë i të regjistruarve ka qenë në degët e Universitetit të Mjekësisë dhe atij të Tiranës.
Arjan Xhelaj: Regjistrimet më të mëdha kanë shkuar në degët ekonomike. Në total kombëtar në rang vendi në degët ekonomike janë regjistruar rreth 21% e totalit, në vend të dytë shkencat politike dhe ato sociale me 19.5%, të ndjekur nga mësuesia rreth 16.5%, në vend të katërt është infermieria që edhe ajo ka pasur një rritje. Juridiku në tre vitet e fundit pothuajse është ezauruar plotësisht.
Por nga 36 mijë kuota që ofrojnë Universitetet kanë mbetur bosh thuajse edhe gjysma e tyre.

Në Universitetin e Tiranës janë ende të lira 1300 kuota, në Universitetin Politeknik 500, ndërsa në atë të Mjekësisë vetem 100 kuota.
Arjan Xhelaj: Kuota aktive ka akoma, kryesisht janë ezauruar kuotat në degët e Universitetit të Mjekësisë. Është vetëm një kuotë në Mjekësi dhe disa kuota në Stomatologji dhe Farmaci.

Të shtunën e 15 shtatorit do të nisin aplikimet për Formularin A3.Të drejtën për të aplikuar e kanë maturantët që kanë kaluar me sukses provimet e vjeshtës si dhe ata që nuk rezultuan fitues në raundin e parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbyllet-raundi-i-pare-i-regjistrimit-ne-universitete-me-15-shtator-nis-plotesimi-i-a3

Recommended