Universitetet, publikohet renditja/ Më 2 shtator nis faza e parë e regjistrimeve në 35 universitete

  • 4 years ago
Pritjes së maturantëve i erdhi fundi. Duke nisur nga sot, u publikua renditja e maturantëve, që do të nisin studimet e larta, në 35 universitete publikeve private.

Janë rreth 22 mijë maturantë, që kanë aplikuar. Renditja shikohet në portalin U-Albania, në këndin e maturantit.

?Nesër, pra më 1 shtator, maturanti ka të drejtë, të paraqesë aplikimin, nëse ka Ndërsa nga 2 shtatori nis regjistrimi, pranë fakulteteve.?

Regjistrimi do të kryhet me 7 faza 48 orëshe dhe mbyllet në 15 shtator. Më pas nis regjistrimi ne formularin A3.

20 mijë maturantë rezultuan me notë mesatare mbi 6.5, ndërsa 2000 të tjerët, e kanë nën 6.5.

Por kjo nuk do të thotë, se ata privohen nga shkolla e lartë. Mund të ndjekin shkollim të lartë 2 vjeçar.

Në majë të listës së degëve më të kërkuara, qëndrojnë Teknologji Informacioni dhe Inxhinieritë, në vend të dytë Mjekësia dhe Shëndeti Publik, në vend të tretë renditet Ekonomiku dhe në të katërtin Mësuesia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Universitetet#Regjistrimet#TopChannel

Recommended