“Air Albania” nis te henen fluturimet drejt Italise

  • 5 years ago
3 destinacione me çmime të lira: Romë, Milano, Bolonja

Avioni i kompanisë ?Air Albania:, i cili të hënën do të nisë fluturimet drejt Italisë, do të quhet Migjeni. Ai është i modelit Boing dhe një prodhim i vitit 2016.

Më 30 Shtator janë 3 destinacione të reja që kompania me kapital shtetëror do t?i ofrojë pasagjerëve: Romë, Milano dhe Bolonja.

Lajmin për nisjen e fluturimeve drejt shtetit fqinj e ka dhënë edhe Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se Migjeni është gati në Tiranë që të nisë fluturimet të hënën.

Në fushatën e saj promocionale, linja ?Air Albania? ka lajmëruar nisjen e udhëtimeve ditën e fundit të këtij muaji dhe në vijim me çmime mjaft të ulëta.

Nëse kërkon të udhëtosh drejt Romës, çmimi i një bilete nga Tirana fillon nga 69 euro dhe po aq kushton edhe për të shkuar në Milano, ndërsa fluturimet Tiranë-Bolonja janë edhe më lirë, duke nisur nga 59 euro.

Për periudhën Tetor-Shkurt, ?Air Albania? ofron për çdo rezervim që bëhet në këtë periudhë, edhe 20% zbritje për çdo biletë.

Futja në treg e kompanisë me flamurin shqiptar ?Air Albania? ka sjellë uljen e çmimit të biletave. Përveç uljes me 20% të udhëtimeve që bëhen me avionin e parë të kësaj linje që mban flamurin shqiptar për itinerarin Tiranë-Stamboll, çmime edhe më të ulëta pritet që vijnë këtë fillim vjeshte me destinacionet drejt Italisë.

Kjo është hera e parë që pasagjerët të cilët fluturojnë nga aeroporti ndërkombëtar ?Nënë Tereza?, kanë mundësi udhëtojnë me këto çmime, në një kohë që shërbimi nuk është në kategorinë ?low cost?.

Kompania ajrore me flamurin shqiptar pritet po ashtu të nisë fluturimet në destinacionet europiane, si dhe në linjë direkte Shqipëri-SHBA.

Tv Klan

Recommended